E Diel, 1 Nëntor 2026

Beckham perzgjedh Londra nis fushaten per olimpiket 2012

Londra vazhdon përgatitjet për Lojrat Olimpike 2012, ndërkohë që organizatorët anglezë kanë zgjedhur një prej sportistëve më të njohur britanik si David Beckham për të nisur fushatën e përzgjedhjes së personave që do të mbajnë pishtarin olimpik të kompeticionit më të mëdh të sportit botëror.

Ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, i cili tani luan në kampionatin amerikan me Los Angeles Galaxy ka shprehur edhe një herë dëshirën e tij për të qenë pjesë e përfaqësueses olimpike të futbollit.

"Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Shumë njerëz më pyesin për këtë gjë, por nuk më takon mua vendimi. Unë kam shumë dëshirë, por sido që të shkojnë punët, unë do të jem tifozi më i madh i sportistëve anglez”, ka thënë David Beckham.

35-vjeçari, i cili më parë ka luajtur për Manchester United, Realin e Madridit dhe Milanit është një nga ambasadorët e Lojrave Olimnpike Londër 2012. Ai ka hapur fushatën ku do të zgjidhet 8 mijë personat që do të shëtisin flakën olimpike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar përpara se të mbërrijë në Londër për fillimin e LOjrave Olimpike 2012.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›