E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur flet...Lenini

Dikur nje premiere e filmit shqiptar ishte dite feste. Merrnin pjese kineaste, dashamires te filmit dhe fansa te aktoreve te njohur. Sot, ne nje mijevjecar te ri, kur Tirana eshte zhvendosur ne te vetmet dy kinema te mbetura, njera me emrin e cuditshem Millenium dhe tjetra po aq potent, e quajtur Imperial, duket se pakkujt i hyn ne xhep se c'ndodh me filmin shqiptar. Gjithsesi, ne Millenium, u shfaq premiera e filmit shqiptar "Ne dhe Lenini" i regjisorit Saimir Kumbaro. QKK-ja, institucioni mbeshtetes qe financon kinematografine shqiptare, mes dilemave dhe financimeve te pakta, po rezulton se edhe mundet t'i jape dicka mbajtjes ne jete te filmit shqiptar....qe te pakten endrrat ne celuloid te mos na humbin. Pjese e bashke-produksioneve te huaja, regjisoret tane tentojne pjesemarrjen ne festivale nderkombetare, duke na sjelle jo rralle edhe trofe te vleresuara. Jo rastesisht, ne te fundit festival filmi shqiptar ne vitin 2006, Xhevdet Ferri deklaronte per medien: "Kineastet tane kane garuar ne kampionatin boteror, pa kaluar proven e kampionatit lokal shqiptar".

Si erdhi titulli..

Ka patur nje premiere te vockel, mes miqsh ne TIFF-in e dhjetorit. "Mendoj se do te shkoje mire. E kam testuar me miq dhe regjisore"- thote Kumbaro. "Ne dhe Lenini" eshte veper kinematografike paqesore per demokracine tone hibride. "Vijme nga nje sistem totalitar ku trurit te tij i eshte bere nje "operacion i thelle. Cdokush nga ne e ka ne koke "Leninin" brenda vetes. Jemi nje shoqeri qe ende nuk arrin te kuptoje se kapitalizmi ( i mire apo i keq ) eshte gare, kompeticion. Gjithcka e kerkojme nga njeshi, pra nga Lenini, qofte ky kryeministri, presidenti, apo dikush tjeter. Njeshi dhe qeveria qe ai drejton nuk eshte gje tjeter vecse nje semafor si ai i rrugeve qe te hap driten jeshile kur sheh se ti je ne rruge te drejte... ", -shpjegon Kumbaro.

Premieres nuk i munguan aktoret protagoniste, apo me mire, ekipi i aktoreve, ku thuajse te gjithe kane pjesemarrje te njejte, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Lazer Filipi, Hajrie Rondo, Tinka Kurti, Elvira Diamanti, Mirush Kabashi, Mehdi Malkaj, etj. Mesazhet njerezore qe vijne nga skenari i te mirenjohurit Ruzhdi Pulaha transmetojne per publikun shqiptar idete sa te reja dhe te vjetra se prona eshte e shenjte, se njeriu nuk ka moshe deri ne vdekje deri sa ka fuqi qe energjite e tij t'i vere ne funksion te shoqerise, etj.

Grackat

"Veshtiresia kryesore qe ka ekzistuar ka qene ne post produksion. Ne ish-Kinostudio dikur i kishim te gjitha, por i shkaterruam me dashje. Pasoje e mos dijes. E gjithe kjo kushton rreth 80 mije euro. Po te realizohej ne Kinostudio, filmi do te na kushtonte 50% me pak", -pohon Kumbaro. Filmi na tregon se e shkuara duhet te harrohet dhe te ecet drejt se ardhmes. Cfare duhet per te bere nje film te mire? Duhet publik. Sepse ai teston. Salla e kinemase eshte institucion. Mjeshtrit e vjeter, apo te rinj te filmit kane nevoje per publikun. Filmi shqiptar do te qendroje edhe pak dite ne kinema Millennium, ndersa nje premiere u shfaq se fundi dhe ne Prishtine. Ne Kosove, eshte kerkuar subtitrimi i filmit ne anglisht, pasi influenca e te huajve ne shtetin me te ri te Ballkanit mbetet e konsiderueshme.

Kuriozitete

Filmi eshte xhiruar nga nje ekip shqiptaro-franko-maqedono-italo-bullgar. Nje nga detajet interesante ne xhirimet e tij mbetet rikthimi i "makines" se Hrushovit. Ajo sherbeu per xhirimet e filmit te regjisorit Saimir Kumbaro "Ne dhe Lenini", ne nje moment te dialogut mes aktorit Lazer Filipi (Lenini) dhe balerinit Leon Cino, i cili ka pasur partnere ne kete film, aktoren Elvira Diamanti. Shprehet se "Ishte fantastike te punoje me aktoret qe i kam pare neper filma dhe jam rritur me personazhet e tyre".

Pas me shume se 30 viteve AlbaFilm riktheu ne gjendje pune automobilin rus Zis 110, prodhim i vitit 1955, e cila eshte perdorur ne kohen e regjimit komunist shqiptar per sherbime qeveritare. Madje, tregohet se me kete makine eshte pritur Hrushovi ne vitin 1959 ne ardhjen e tij ne Tirane. Makina ka qene per nje kohe te gjate e "strehuar" ne Drejtorine e Sherbimeve Qeveritare. Me pas i eshte kaluar ne pronesi Kinostudios "Shqiperia e Re" dhe rekuizites se saj. Sot makina eshte ne gjendje te mire pune, pas 30 viteve qe ishte lene ne harrese te plote. Automobili rus Zis 110 eshte nje makine verore, qe erdhi ne gjendje pune nga grupi i mjeshtrave Uran Strazimiri, Dashamir Cenomeri dhe Gezim Mema.

Skeda e filmit "Ne dhe Lenini"

Regjia: Saimir Kumbaro

Gjinia: Komedi

Skenari: Ruzhdi Pulaha

Interpretojne: Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Lazer Filipi (Lenini), Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Elvira Diamanti, Hajrie Rondo, Lutfi Hoxha, Mehdi Malkaj etj

Kohezgjatja: 80 min

Fabula e filmit

Ngjarjet zhvillohen ne shtepine e te moshuarve "Lulet e vjeshtes", ku nje "grusht" pleqesh shtyjne diten. Befas rrezikohen te mbeten pa shtepi. Strehes i del pronari, nje biznesmen, qe ka vene kandidaturen per kryetar bashkie. Pleqte i kundervihen vendimit te komisionit te pronave dhe kerkojne anulimin e tij.

Ata zbulojne se kandidati ka falsifikuar dokumentet e pronesise dhe kerkon te pervetesoje nje prone qe nuk i takon. Pleqte kerkojne ndihmen e Llazar Korites, aktorit qe dikur ka interpretuar Leninin, ne nje drame te njohur shume vite me pare, por qe ka mbetur ne kujtesen e publikut. "Lenini" hidhet ne mbrojtje te se drejtes, por perpjekjet e tij bien ne vesh te shurdher. Ndiqni ne celuloid historine per te marre vesh perfundimin e ketij problemi qe eshte aq i prekshem ne Shqiperi...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›