E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje-Berat, muzete qe tani shihen edhe online

Kur shtrohet diskutimi per muzete etnografike, ne menyre natyrale mendja shkon te muzeu i mirenjohur etnografik i Krujes dhe ai ne Berat. Me ngjashmeri ne emer e me karakteristika qartesisht te dallueshme ne permbajtje keto muze perballojne flukse te larta vizitoresh, pershtypjet e te cileve jane nga me te mirat. Aktiviteti i dy muzeve te siperpermendur eshte zgjeruar duke u bere se fundmi pjese e nje projekti ne kuader te INTERREG III A Itali-Shqiperi, ku eshte e mundur te shihen ne versionin e tyre online per here te pare ne disa gjuhe (www.cchnet.eu).

Kruje

Muzeu Kombetar Etnografik i Krujes u perurua me 20 Nentor 1989. Ai eshte i ndertuar ne nje banese karakteristike qytetare te vitit 1764. Banesa eshte monument kulture i kategorise se I-re. Ne mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura ne mjediset e jashtme, jepet nje pamje e plote i zejeve te ushtruara ne Kruje dhe ne te gjithe Shqiperine, si edhe i menyres se jeteses duke filluar qe 300 vjet perpara. Plot 90 per qind e objekteve te ketij muzeu jane origjinale dhe 100% jane funksionale. Ne te gjejme objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mendafshi, leshi, qendisma te ndryshme te ekspozuara me finese. Mosha e ketyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjecare.

Berat

Nderkohe qe ne Berat, muzeu etnografik u perurua ne vitin 1979. Ne te perfshihet kultura popullore etnografike e treves se Beratit, si edhe ajo e Shqiperise se Jugut. Muzeu eshte vendosur ne nje godine dykateshe trishekullore, tipike e treves beratase. Ne katin e pare eshte ngritur nje salle ne te cilen eshte imituar nje rrugice mesjetare me dyqane tradicionale ne te dy anet e saj. Ne kete salle eshte vendosur edhe pavijoni i lashtesise. Po keshtu, ne katin e pare jane vendosur objekte qe jane perdorur per perpunimin e ullirit.

Ne katin e dyte ndodhet cardaku i hapur per pritje miqsh. Ne kete kat ndodhen me radhe arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Ne mjediset e jashtme te muzeut jane vendosur shume objekte origjinale, masive dhe funksionale te kultures sone popullore. Muzete etnografike ne varesi te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve gezojne mbeshtetjen e komunitetit, autoriteteve qendrore si dhe stafit te tyre te palodhur qe perkujdeset cdo moment per mbarevajtjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›