Arsenal dështon t'i revanshohet Schalkes

U deshën 18 minuta lojë pas një dështimi të një mbrojtësi të ekipit gjerman i cili dërgoj topin të sulmuesi Olivier Giround. Ky i fundit nuk arriti ta godet atë por këtë e bëri sulmuesi i dytë i Arsenalit në këtë ndeshje, Theo Walcott i cili në minutën e 18 e parabolloi portierin e Schalkes.
Arsenal arriti që të shënoi edhe një herë. Kësaj radhe kreator i aksionit ishte sulmuesi Giroud. Ai pasoi të Podolski i cili depërtoj në krahun e majtë dhe pas krosimit shënoi Giroud në minutën e 26.
Atëherë kur pritej që të shkohet në pushime në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë në skenë doli njëri prej golashënuesve më të mirë të Bundesligës, Klaas Jan Huntelaar që e ngushtoi epërsinë në 1-2.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga Schalke ku Huntelaar dhe Holtby disa herë sulmuan portën e Arsenalit por ishte portieri Manone ai që ja mohoj golin.
Goli i barazimit për Schalken erdhi pas një krosimi ku Jefferson Agustin Farfán e goditi topin dhe ai u devijua nga mbrojtësi Vermaelen dhe rezultati u barazua në minutën e 67.
Arsenal në fund të takimit e kërkoi golin mirëpo atë nuk e gjeti ndërkaq edhe Schalke disa herë u tregua e rrezikshme nga kundërsulmet.
Në fund Arsenal 2 – Schalke 2.