E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaga kualifikohet, barazon në Milan

Gjithçka ishte gati për një ndeshje interesante në Giuseppe Meazza, përderisa Milan hynte në këtë ndeshje me një vetëbesim më të madh pas një fitore të thellë kundër Chievos të shtunën e kaluar.

Malaga ishte përgatitur për këtë ndeshje dhe ishin pikërisht ata që realizuan të parët.

I shumëkërkuari nga shumë skuadra Isco ishte arkitekt i aksionit të parë të Malagas, i cili pasoi mjeshtërisht tek Eliseu, i cili goditi topin dhe atë nuk ishte në gjendje ta mbroj Abiatti.

Milan hyri me një lojë më të mirë në pjesën e dytë dhe ishin vazhdimisht në kërkim të golit.

Pas një sërë sulmesh ata e arritën barazimin në minutën e 75 të takimit me anë të Patos. Urby Emanuelson asistoj në gol.

Ky është goli i parë i Patos pas tetë muajve dhe atë e arrin në Ligën e Kampionëve.

Në fund Milan 1-Malaga 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›