Mourinho nervoz perpara Dortmundit

Jose Mourinho është shfaqur mjaft nervoz përpara ndeshjes që Reali i Madridit do të luajë kundër Borussias së Dortmundit në Champions League. Konferenca në prag të supersfidës së Grupit D nuk zgjatur më pak se dhjetë minuta, me trajnerin portugez që është përgjigjur shkurt dhe si gjithmonë duke bërë polemika me gazetarët. Fillimisht ai vlerësoi forcën e kampionëve të Gjermanisë.
"Jam i shqetësuar nga e gjithë skuadra e Dortmundit. Borussias ka fituar dy tituj kampionë radhazi në Gjermani dhe kryeson grupin në Champions. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të fort, me lojtarë me fantazi, që praktikojnë futbollin e thjeshtë dhe të shpejtë. Nëse kualifikohet në 1/8-at, Dortmundi është kandidate për të fituar Championsin", deklaroi Mou.
Më tej, Mourinho analizoi grupin në përgjithësi, foli për vendet bosh në "Bernabeu", konfirmoi mungesën e Benzema kundër Borussias së Dortmundit dhe iu përgjgj me tone të ashpra ngacmimit që nuk mori pjesë në prezantimin e strukturës së re të Akademisë së Realit.
"E kam thënë që në fillim që ky është një grup shumë i vështirë. Në 'Bernabeu' kanë mbetur vende bosh për sfidën në Champions? Nuk jam unë përgjegjësi i krizës ekonomike në Europë dhe në Spanjë. Karim Benzema nuk do të luajë kundër Borussias sepse është i dëmtuar. Mungesa ime në prezantimin e strukturës së Akademisë? Isha i justifikuar, pasi një ditë përpara ndeshjeve mendoj vetëm për punën. Gjithsesi, unë jam përgjegjës vetëm për ekipin e parë", shtoi ai.
Mes të tjerave, me një përgjigje të prerë, tekniku portugez hodhi poshtë edhe interesin e drejtuesve të Paris Seint German-it për ti besuar drejtimin e stolit të skuadrës franceze.