E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal kualifikohet bashkë Schalke 04

Arsenal por edhe Montepellier nuk ishin edhe aq të motivuar për lojë sonte në Emirates Stadium, sidomos në pjesën e parë ku pavarësisht se pati raste për shënim asnjëra skuadër nuk i shfrytëzoi ato.

Arsenali në fillim të ndeshjet goditi edhe shtyllën por nuk arriti të shndërroj në golë ndërkaq nuk munguan rastet edhe për Podolskin që disa herë ju ofrua golit por pa konkretizim.

Nga ana tjetër, edhe Montepellier ishte skuadër e rrezikshme ndërkaq shumë lehtë do të mund të kalonte përpara nëse një goditje e fuqishme e Belhandes nuk do të kishte përfunduar mbi portë.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoj me rezultat të barabartë, 0-0.

Por, krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë e takimit ku Arsenal ishte krejtësisht tjetër në këtë pjesë.

Në minutën e 49 pas një krosimi të mirë të Vermalean në zonë u gjend më së miri Ëilshere i cili shënon për rezultat 1-0.

Montepellier kthehet në lojë me disa sulme por mu atëherë kur pritej që ata të barazonin në skenë dolën dyshja sulmuese e Arsenalit, Giround dhe Podolski. Ky i fundit shënoi një super gol në minutën e 63.

Ky doli edhe të jetë rezultati përfundimtar i cili kualifikon Arsenalin në mesin e 16 skuadrave më të mira bashkë me Schalken, por e paqartë ka mbetur se a do të jetë Arsenal apo Schalke si e para e grupit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›