E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal me armë në banesën e të moshuarit

Një sasi armësh luftarake u gjetën dje në mesditë në një fshat të thellë malor të Mirditës, ndërkohë që policia ka arrestuar poseduesin e tyre. Armët e gjetura ishin një automatik model 56, mitraloz model 56, pushkë model 56, si dhe një sasi fishekësh model 56, të cilat që të gjitha, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë tha se bëri zbulimin gjatë një operacioni të kryer në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e Pjetër Markut, 60 vjeç. Sipas grupit hetimor, armët luftarake që mbaheshin pa leje, u gjetën në vendin e quajtur "Maja e Madhe", në fshatin Spaç të Komunës Orosh të rrethit Mirditë dhe ishin fshehur në kasollen ku mbante bagëtitë e tij. Policia tha se pasi bëri arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, dosjen me provat ndaj tij ia dërgoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndjekje të mëtejshme hetimore, për veprën penale të "Prodhimit, mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›