E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal municionesh, ndalohet 43-vjecari

DIBER - Policia e Dibres ndaloi mengjesin e djeshem nje 43-vjecar, pasi ne banesen e tij u gjet nje sasi prej 8640 fishekesh, te cilat ai i mbante pa leje. Zedhenesi i policise se Qarkut te Dibres, Aldo Puca, tha dje se “forcat e policise ushtruan nje kontroll ne banesen e shtetasit Spiro Koltraka, 43 vjec, nga fshati Kukaj, i rrethit te Dibres, ku dhe iu gjeten 8640 fisheke automatiku, te cilet ishin vendosur ne 6 arka”. I njejti burim tha se policia ka nisur hetimet per te zbardhur faktin, se perse 43-vjecari Koltraka mbante ne banese kete sasi municioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›