E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per te dashuren, theret gjimnazisti

TIRANE- Sherri per per te dashuren perfundon ne perleshje me thika mes gjimnazisteve te shkolles “Partizani” ne Tirane. Ngjarja e rende ka ndodhur dje rreth ores 14.00, kur Xhorxhi M., 17 vjec, nxenes ne vitin e katert, sapo ka dale nga shkolla, eshte qelluar me thike, nga bashkemoshtari i tij i dyshuar, Anduen Deda. Burime te policise thane dje se adoleshenti eshte derguar ne gjendje te rende per ndihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak. Nderkohe qe uniformat blu te Komisariatit Nr. 4 shpallen ne kerkim autorin e dyshuar te krimit, qe eshte kapur vetem pese ore pas ngjarjes. Mesohet se motivi i grindjes dhe plagosjes ka qene konflikti per nje vajze, qe ishte shoqe e te rinjve dhe e dashura e njerit prej tyre. Nje grup hetimor eshte ngritur per ngjarjen dhe po investigon rreth shkaqeve e rrethanave te ngjarjes. Ne pyetje jane marre edhe shoket e te dy paleve, qe kane deshmuar per detajet e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›