Plagosi ne lokal, kapet pas 6 vitesh
Fier- Nje 29-vjecar u arrestua dje pas gjashte vitesh kerkimi nga policia e Fierit per vepren penale te plagosjes se rende ne bashkepunim. Gentian Mone akuzohej se ne 6 mars te vitit 2001 ka goditur me thike, i maskuar, Valter Carcanin. Burime zyrtare thane dje per gazeten “KJ”, se per Monen kishte nje flete-arresti, e leshuar nga Prokuroria. Sipas dosjes se organit te akuzes, 29-vjecari akuzohet se ne bashkepunim me Redion Ramen, ne lagjen “Kongresi i Permetit”, te maskuar kane plagosur rende me thike Valter Carcanin. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te qytetit, ku i demtuari eshte perleshur me te dyshuarit dhe u ka hequr maskat, duke bere dhe identifikimin. Policia sekuestroi maskat, thiken dhe nje gezhoje pistolete, ndersa ende ne kerkim eshte i dyshuari Rama.
Xh.B