Zani le qeline, i vdes nena ne Vlore
Nena e te denuarit me burgim perjete, Myrteza Caushit, nderron jete ne banesen e saj ne qytetin e Vlores. Venetike Caushi, 80 vjece, ka vdekur pasditen e djeshme dhe lajmi mesohet t’i jete percjelle djalit te saj 37-vjecar ne qelite e Burgut te Burrelit, ku ndodhet dhe i izoluar. Burime nga Drejtoria e Burgjeve thane se sot Caushi do te percillet ne masa sigurie drejt qytetit bregdetar me qellim qe te marre pjese ne ceremonine mortore te nenes se tij. Lirimi i tij do te jete i perkohshem, pasi ne momentin qe do te mbaroje ceremonia, ai do te rikthehet ne qeli. Mesohet se vdekja ka ardhur per shkaqe natyrore dhe per shkak te moshes se thyer. Nena e 37-vjecarit Caushi, se bashku me bashkeshortin e saj, disa here pergjate kater viteve te fundit kishin bere kerkesa ndaj Drejtorise se Burgjeve, qe Myrtezai te transferohej ne nje burg afer familjes. Por edhe kerkesa e bere nga vete i denuari me burgim te perjetshem per vrasje dhe i akuzuar si drejtues i nje prej bandave te armatosura gjate vitit 1997 ne lagjen Cole te Vlores, eshte rrezuar nga Burgjet. Avokati i Popullit kishte kerkuar qe kerkesa te shqyrtohej dhe te krijoheshin mundesite, nese 37-vjecarit i cenohej jeta, sikurse pretendoi ne nje leter te shkruar nga qelite e Burrelit gjate muajit shtator te ketij viti. Myrteza Caushi u arrestua dhjete vjet me pare, por u lirua, pasi nuk u gjeten prova per akuzat e vrasjes ne bande kriminale. Tre muaj pas lirimit, me 7 korrik 1999, akuzohet se ishte protagonist ne nje ngjarje ku mbeten te vrare tri persona. Mes viktimave ishte dhe krahu i djathte i tij, Afrim Rami, i njohur me nofken Luciano. Per ngjarjen e 7 korrikut 1999, Gjykata e Vlores e denoi Zanin me burgim te perjetshem. Aktualisht, eshte ne proces gjyqesor per disa vepra te tjera penale, te kryera gjate periudhes se viteve 1997-1999 ne Vlore, ndersa ka qene i denuar edhe ne Greqi per vjedhje.
Re.Kro