E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ne shetitore, ne pranga 23-vjecari

Durres - Nje 23-vjecar, nga qyteti i Durresit, eshte arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, i dyshuar si bashkepunetor ne tentativen e vrasjes se 30-vjecarit Astrit Ismaili. Elton Deda, banor i lagjes numer 14, e njohur ndryshe si ish-zona industriale e Shkozetit, dyshohet se ka perkrahur pas atentatit te kerkuarin Elton Lama, i dyshuari kryesor per ngjarjen. Krimi ka ndodhur kater dite me pare per motive te dobeta ne shetitoren “Taulantia” te qytetit te Durresit, prane lokalit “Montenegro”, ne nje nga zonat me te frekuentuara nga qytetaret durrsake. Astrit Ismaili eshte qelluar me pistolete nga nje distance e afert. Plumbi mesohet se ka goditur viktimen ne nofull, por burime nga spitali rajonal i Durresit bejne te ditur se ai eshte jashte rrezikut per jeten.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›