E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal, ne fazën e grupeve

Asnjë surprize ne stadiumin “Friuli” me vendasit e Udinezes te cilët nuk arritën te përmbysnin rezultatin 0-1 te takimit te pare kundër Arsenal duke u mundur edhe ne ndeshjen e kthimit 1-2. Vendasit shënuan te paret ne minutën e 39 me Di Natale ndërkohë qe skuadra e Venger shënoi dy gola ne pjesën e dyte. Ne minutën e 55 kapiteni Van Persi barazoi shifrat, Udineze kishte mundësi te kalonte përsëri ne avantazh 3 minuta me vone, por Di Natale gaboi nga pika e bardhe e penalltisë, ndërkohë qe ne minutën e 69 Teo Uollkot sigloi shifrat përfundimtare 1-2. Sot ne orën 17:45 ne “Grimaldi Forum” te Montekarlos, UEFA do te hedhe shortin e fazës ne grupe te UEFA Champions League, sezoni 2011-2012. 32 skuadrat pjesëmarrëse do te ndahen ne 8 grupe me nga 4 ekipe. Shorti do te hidhet ne baze te renditjes se UEFA-s, qe klasifikon çdo skuadër ne baze te rezultateve sportive te viteve te fundit. Finalja do te zhvillohet ne 19 maj te vitit te ardhshëm ne “Alianc Arena” te Munihut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›