Zjarret ne Vlorë dhe Shkodër
Ne orët e mbrëmjes situata doli jashtë kontrollit, duke shtuar edhe me shume panikun për banoret. Veç zjarrfikëseve, ne vendngjarje mbërritën edhe zyrtare te Bashkise e Prefekturës. Situata është vene nen kontroll vetëm ne orët e para te mëngjesit. Gjate muajit gusht ne Vlorë janë regjistruar mbi 50 raste te rënies se zjarrit. Ndërsa pas normalizimit te situatës ne Tarabosh e Bushat, zjarrfikësit e Shkodres janë angazhuar ne zonën e Postribes ku janë shfaqur dy vatra te reja zjarri. Flaket kane rene ne një zone me shkurre dhe kullota, pa rrezikuar shtëpitë. Ne rrethin e Shkodres nga zjarret e ditëve te fundit janë shkrumbuar mbi 250 hektarë me pyje dhe kullota.
![]()