Tension ne Bulqizë, plagosen 3 minatorë
Mësohet se minatori Dashamir Neziri është ne gjendje me te rende për shkak te plagëve te marra. Tre te plagosurit janë dërguar ne spital, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar edhe me pas para minierës dhe zyrave te ACR. Por ndërkohë policia e qarkut Dibër me ane te një komunikate sqaron se ka ndërhyrë për te liruar hyrjen e galerisë pas protestës se paligjshme dhe mohon qe te ketë ushtruar dhune ndaj minatorëve. “Theksojmë se gjate ndërhyrjes nga ana jone kundrejt protestuesve nuk është përdorur asnjë lloj dhune. Ne spitalin e qytetit te Bulqizes janë paraqitur për te marre ndihme mjekësore tre shtetas. Nga kontaktimet qe kemi pasur me personelin mjekesor ka rezultuar se shtetasit e paraqitur ne spital nuk kane asnjë dëmtim fizik, por shfaqnin vetëm shenja lodhje.” Përplasjet mes minatorëve dhe policisë kane nisur rreth orës 10:30 minuta kur efektivet u kane kërkuar atyre te lirojnë hyrjen e galerisë. Pas situatës se krijuar kompania austriake u ka bere thirrje punonjësve ti bashkohen grupit qe sipas ACR ka nisur te enjten punën ne miniere. “Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.. Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.” Por ndërkohë sindikalistet e Bulqizës përgënjeshtrojnë këtë deklarate, duke theksuar se puna do te rinise vetëm kur te plotësohen kërkesat e tyre. Aktiviteti ne minierën e Bulqizës është ndërprerë prej afro dy muajsh, pasi minatorët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave ku me kryesorja është rritja e pagës nga 20 deri ne 40%. Deri tani kane dështuar te gjitha përpjekjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë ACR dhe minatorëve.