E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vijojnë kërkimet për Gadafin

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar Tranzitor ne Libi ka vendosur edhe një shpërblim prej 1.67 milion dollarësh dhe amnisti për atë qe e dorëzon ose vret kolonelin. Ndërkohë, sa i përket zhvillimeve ne terren, forcat pro qeveritare te mbetura, kryesisht snajperiste, nuk janë dorëzuar ende por janë vendosura ne dy lagjet e fundit te qytetit qe nuk janë pushtuar ende. Siç raportojnë mediat e italiane, te paktën 4 gazetare te “Corriere Della Sera”, “La Stampa” dhe dy mediave te tjera lokale janë rrëmbyer nga mbështetësit e kolonelit. Paralelisht me kërkimet ne Tripoli, kreu i Këshillit Kombëtar Tranzior po vijon turin e tij diplomatik, ku pas presidentit francez do te mbaje një takim edhe me kryeministrin italian Berluskon, dikur aleati me i madh i Gadafit. Te mërkurën presidenti Sarkozi deklaroi se sulmet e NATO-s nuk do te ndalojnë deri ne kapjen e kolonelit qe shënon edhe fundin e diktaturës ne Libi. Ndërkohë, shtohen vendet qe njohin drejtimin e rebeleve ne Libi, si përfaqësues legjitim te popullit, mes cilëve edhe Liga Arabe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›