E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali barazon me Liverpulin

Ka perfunduar ne barazim supersfida e javes se 17-te te Premier Liges mes Arsenalit dhe Liverpulit.

Megjithese nder dy skuadrat me te medha ne Angli, Arsenali ka treguar dobesi ne kete sezon ne kampionat, nderkohe qe Liverpuli mban kryesimin.

Holandezi Robin van Persi ka zhbllokuar gjithcka ne minuten e 24-te te takimit ku pasi i shpeton me nje rrotullim mbulimit te Karrager shenon golin e pare per vendasit.

Liverpuli kerkon me ngulm barazimin dhe shton presionin duke rrezikuar porten e Almunias, por goli i barazimit ka ardhur vetem ne minuten e 42-te ku Kin me nje goditje forte nuk i jep asnje shans reagimi portierit te Arsenalit.

Edhe ne pjesen e dyte jane krijuar disa raste nga te dyja skuadrat, por pa prekuar me portat respektive edhe pse Arsenali mbeti me 10 lojtare qe ne minuten e 62-te te takimit kur Adebajor mer kartonin e dyte te verdhe.

Ky barazim qe ishte i 43-ti ne 163 perballjet e ketyre dy skuadrave e ngjit ne kuoten e 39 pikeve Liverpulin ne krye te Premier Liges, nderkohe qe Arsenali mbetet ne vendin e peste me 31 pike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›