Vllaznia vijon fitoret, Tirana humbet ne Vlore

Ne takimet e javes se 16-te te Superliges shkodranet kane fituar 1-2 kunder Bylisit duke shkuar ne kuoten e 34 pikeve.
Te paret ne avantazh kane kaluar miqte me ane te Sinanit ne minuten e 47-te te takimit. Vetem 5 minuta me vone kane qene serish shkodranet qe kane dyfishuar rezultatin me ane te Kapaj, nderkohe qe goli i nderit per vendasit eshte shenuar nga Moussa ne minuten e 87-te te takimit.
Tirana ka humbur 0-2 kunder skuadres se Vlores pas golave te shenuar nga Mema ne minuten e 61-te dhe Rustemi ne te 89-ten per Flamurtarin.
Dinamo ka marre nje trepikesh pas fitores 1-0 kunder Lushnjes. Kur dukej se gjithcka do te perfundonte ne barazim ka qene Diop qe ka kaluar ne avantazh skuadren kryeqytetase.
Shkumbini ka fituar 2-1 kunder Elbasanit. Pjesa e pare e takimit eshte mbyllur me fitoren e vendasve pas golit te Kasolles ne minuten e 10-te. Serish ne te dyten kane qene shkumbinasit qe kane shenuar me ane te Mustafaj ne te 51-ten, ndersa golin per miqte e ka realizuar Vrapi ne minuten e 63-te.
Ne takimet e djeshme Teuta ka humbur ne Durres kunder Beses 0-1, ndersa Apolonia ka mundur Partizanin 3-1 ne Fier.
Pas perballjeve te kesaj jave ne krye te tabeles eshte Vllaznia (34) duke lene pas Tiranen (27), Dinamon (27), Besen (25), Teuten (24), Flamurtarin (23), Shkumbinin (23), Elbasanin (20), Bylisin (16), Apolonine (15), Lushnjen (12) dhe Partizanin (10).
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code