E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas kërkon mesfushorë

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 16:30

Menaxheri i ri i Chelseas Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se dëshiron të transferon edhe së paku një mesfushor qendror dhe një tjetër të krahut para përmbylljes së këtij afati kalimtar të verës.

“Mendoj se do të përforcohemi në këto pozita. Kemi urgjencë në mesfushë. Ne luajmë 4-3-3 dhe kemi 25 futbollistë.

Për tu përgatitur për një ndeshje nevojiten gjashtë mesfushorë. Ne i kemi katër”, tha Villas Boas për mediet angleze. Chelsea tashmë një kohë të gjatë kërkon mesfushorin kroat të Tottenhamit, Luka Modric.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›