Valdez në Rubin Kazan

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 15:55
Dy herë kampioni i Rusisë, Rubin Kazan konfirmoi të dielën transferimin e sulmuesit paraguaian Nelson Valdez nga klubi spanjoll Hercules në kontratë trevjeçare. Por, Rubin nuk bëri të ditur detajet financiare të marrëveshjes.
27 vjeçari ka bërë 25 paraqitje për Paraguain duke shënuar nëntë gola. Këtë vit, Valdez fitoi medaljen e argjendtë në Copa America me Kombëtaren e tij. Në Hercules, ai zhvilloi 25 ndeshje dhe realizoi tetë gola por që nuk i mjaftuan skuadrës të mbetet në La Liga.