E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali e Mançesteri kërkojnë Ninin

Dy gjigantët anglezë, Arsenali e Mancester Junaitid, kërkojnë shërbimet e talentit himariot me pasaportë grek, Sotir Nini. Lajmi është publikuar në faqen greke goalday.gr.
Dje në Greqi për të parë nga afër Ninin ishin edhe përfaqësues të Milanit, ndërkohë që më parë për 18-vjecarin që ka thyer cdo rekord futbollistik për moshën në Greqi, ishin të interesuar edhe Reali i Madridit e Celsi.
Sipas faqes së gazetës së njohur greke "GoalDay", dy klubet e mëdha britanike do të dërgojnë skauterit e tyre për të parë me sytë e tyre magjitë e mesfushorit shqiptar, që për fat të keq ka refuzuar të luajë për Shqipërinë.
Lajmin për interesimin e Arsenalit për Ninin e kishte publikuar edhe gazeta angleze "The Guardian". Sotir Nini ka një kontratë katërvjecare, deri në vitin 2012 me klubin grek Panathinaikos, që kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin e talentuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›