Dinamo e Zagrebit, të dërguar VIP për Hykën

Jahmir Hyka është gjithmonë e më shumë pranë kalimit te Dinamo e Zagrebit. Vëllai i presidentit të klubit kroat, Zdravko Mamic, ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Poloni (0-1). Fantazisti i Tiranës hyri në pjesën e dytë të ndeshjes dhe krijoi një përshtypje shumë të mirë. Rudi Vata pohoi se për Hykën , nuk interesohet vetëm Dinamo e Zagrebit, por dhe dy skuadra ruse.