E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristi Vangjeli mahnit menaxherët gjermanë

Mbrojtësi polivalent Kristi Vangjeli, i cili menaxhohet nga agjencia prestigjioze shqiptare "Vata Vizion Football Management" ishte në fokusin e një grupi të gjerë menaxherësh të Hamburgut, Frajburgut, Maincit e 1860 Munih.
Rudi Vata ka pasur kontakte të vazhdueshme me këta menaxherë dhe mësoi edhe për interesimin e tyre. "Për Kristin interesohen dy klube të Bundesligës 2 dhe një skuadër e Bundesligës 1", - citohet Vata nga "Panorama Sport". Kristi Vangjeli luan me Arisin e Selanikut dhe ka edhe dy vite kontratë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›