E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali, fitore me përmbysje në Belgjikë

Anglezët e Arsen Vengerit u “shokuan” në pesë minutat e para të ndeshjes, duke pësuar dy gola të befasishëm.

Në minutën e dytë, Mangala realizoi, duke u dhënë avantazhin kampionëve të Belgjikës.

Vetëm tre minuta më pas, Jovanoviç kthen në gol një penallti, duke dyfishuar rezultatin.

Por sulmuesi danez i Arsenalit, Niklas Bendtner, shkurtoi diferencën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, mbrojtësi Vermalen dhe Eduardo Silva shënojnë në minutat 77’ dhe 81’, duke përmbysur rezultatin dhe duke u dhënë fitoren “topçinjve”.

Në ndeshjen tjetër të grupit H, Olimpiakosi i Pireut fitoi minimalisht 1-0 përballë kampionëve të Hollandës, AZ Alkmar.

Torosidis shënoi golin e fitores për grekët 11 minuta para vërshëllimës finale të arbitrit, pas një krosimi nga e djathta.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›