E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroliga, ja grupet e “hekurta”...

Në grupin B, ku bëjnë pjesë Lila, Valencia, Xhenova dhe Slavia Praga, ndeshjet e para jaë ato që do të luhen midis Lilës dhe Valencias në Francë, si dhe midis Xhenovas dhe Slavia Pragës në “Luixhi Ferrari”.

Në grupin E, shorti ka vënë përballë njëra tjetrës CSKA-në e Sofjes, Fulhamin, Bazelin dhe Romën, të gjitha skuadra me përvojë në kupat e Europës. Në ndeshjet e para, rusët e CSKA-së presin Fulhamin, kurse në Zvicër, Bazeli do luajë përballë Romës.

Panathinajkosi, Gallatasaraji, Shturm Graci dhe Dinamoja e Bukureshtit do diskutojnë mes tyre kalimin e grupit F. Sot, Panathinajkosi pret në fushën e vet turqit e Gallatasarajit, në një ndeshje që i kalon kufijtë e lojës së futbollit. Në ndeshjen tjetër, Dinamoja e Bukureshtit do luajë në Austri përballë Shturm Gracit.

Lacio dhe Vijareali janë favoritët kryesorë për të kaluar fazën e grupeve në grupin G. Por gjithashtu edhe Salzburgu e Levski i Sofjes do kërkojnë të marrin maksimumin. Shorti vë sot përballë Lacion me Salzburgun dhe Vijarealin me Levskin e Sofjes në “El Madrigal”.

Së fundi, grupi I ofron përballje interesante nga skuadra të njohura, si Benfika, Evertoni, AEK-u dhe Bate Borisov. Këta të fundit vjet ishin pjesëmarrës në fazët e grupeve të Ligës së Kampionëve. Sot në mbrëmje Benfika pret në Portugali kampionët e Bjellorusisë, ndërkohë që Evertoni do të luajë në “Gudison Park” përballë grekëve të AEK-ut.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›