Barroso- Berishës: Qeveria vendosmëri për në BE
“Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian beson se qeveria Juaj do të tregoj vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit evropian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, shkruan në telegram Barroso.
Ai shton se “Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces”.“Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe kam besim se vendi juaj do të luaj një rol konstruktiv në Rajon”, vijon telegrami, teksa i shton se Shqipërinë e presin të tjera sfida për përmbushjen e të ardhmes evropiane.