Rehn uron Berishën: Pas zgjedhjeve, reforma
Në letrën dërguar me këtë rast, Rehn thekson se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së është implementuar mirë, por thekson se të tjera sfida e presin Shqipërinë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në union.
“Vizat, ka progres në procedurën e liberalizimit të vizave. Komisioni Evropian ju mbështet në hyrjen në BE”, shkruan Rehn. Ai shton se pas zgjedhjeve, sfidë janë reformat që duhet të ndërmarrë qeveria.
Gjithashtu, eurokomisioneri ka kërkuar dialog politik, dialog i cili të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme. Rehn i ka kujtuar Shqipërisë se për të qenë anëtar i bllokut, duhet të tregohet gatishmëri dhe aftësi.