Arsenali, fitore ndaj Udineses

Arsenali ka shënuar një fitore minimale por të vlefshme në shtëpi kundër skuadrës italiane, Udinese. Me rezultatin 1-0, Arsenali nuk siguron asgjë për kualifikim të mëtejshëm në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Theo Walcott ndërsa Udinese nuk arriti ta gjejë portën e kundërshtarit me gjithë rastet e mira që kishte. Pak minuta, në fund të ndeshjes për Udinesen luajti edhe kosovari nga Prizreni, Almen Abdi i cili u transferua nga Zurichu tek skuadra italiane. Në ndeshjet e tjera parakualifikuese për Ligën e Kampionëve u arritën këto rezultate.
Bate Borisov 1 - 1 Sturm Graz
FC Copenhagen 1 - 3 Viktoria Plzen
FC Twente Enschede 2 - 2 Benfica
Lyon 3 - 1 Rubin Kazan