Barcelona i uroi mireseardhjen lojtarit te ri te saj Fabregas

Më në fund. Më në fund. Pas mbërritjes në qytetin e ëndrrave të tij, pas hedhjes së firmës në kontratë, vjen edhe prezantimi në “Kamp Nou” para tifozëve që i kishte dhe do t’i ketë të tijtë. Tashmë, pyetja është se kur dhe ku do të luajë Sesk Fabregas në këtë skuadër të mrekullueshme që quhet Barcelonë?
Por, fillimisht, ai nuk ka dëshirë të përgjigjet për këtë, pasi së pari duhet të theksojë disa gjëra shumë të rëndësishme.
“Jam këtu që të jam maksimumin, që të mos zhgënjej askënd, sidomos klubin, pasi ai bëri kaq shumë për mua. Jam gati që të derdh edhe pikën e fundit të djersës sepse unë jam rritur në këtë klub. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga vëmendja dhe dashuria për Barcelonën. Jam kthyer që të provoj sërish emocionet e dikurshme, ndërsa e di se do të jetë një sfidë e madhe”.
“E dija se doja të kthehesha një ditë këtu dhe mendova se ky do të ishte shansi im i fundit. Tashmë e shikoj veten më ndryshe, e shoh veten më të pjekur dhe gati që të përballoj çdo sfidë. Pra, të shohim ç’do të sjellë e ardhmja”.
Fabregas nuk humbi kohë. Mesfushori që deri dy ditë më parë ishte kapiten i Arsenalit, u përfshi menjëherë në skuadrën e tij të re, duke nisur stërvitjen me superyjet si Mesi, Ksavi, Inieta, nën drejtimin e një trajneri të ri si Pep Guardiola.