E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata Turke e Futbollit hetime mbi skandalin e trukimit te ndeshjeve

Skandali që tronditi futbollit turk po hyn në një fazë të re, më optimiste. Federata Turke ka vendosur të nisë një hetim mbi manipulimet e ndeshjeve, por vetëm pasi gjykata të anullojë vendimin për mbajtjen sekret të të dhënave.

Sapo të bëhet kjo gjë, Federata do të merret me të dyshuarit me qëllim për t’i dënuar nëse dalin fajtorë. Presidenti Mehmet Aliajdinlar, sqaron.

“Ne do të marrim deklaratat e subjekteve dhe klubeve të përfshira në hetim dhe pasi t’i shqyrtojmë këto deklarata, komiteti i etikës do të përpilojë një raport përfundimtar. Pas kësaj, ne do të marrim një vendim në përputhje me ligjin dhe drejtësinë. Por, nuk do të ishte e ndershme të merrej vetëm një vendim i tillë. Duhet të hiqet pengesa e sekretit në mënyrë që komiteti ynë i disiplinës të bëjë hetime në përputhje me ligjet e duhura. Sezoni do të nisë sipas planifikimit, duke përfshirë të gjitha kategoritë”.

Skandali e ka tronditur rëndë futbollin e këtij vendi. Mbi 30 njerëz janë në burg duke pritur gjyqin dhe mes tyre përfshihet edhe presidenti i fuqishëm i Fenerbahçes, Jildirim, por edhe drejtues të Beshiktashit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›