Federata e Basketbollit e shqetesuar per standardet ne pallatin Asllan Rusi
Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit ka humbur edhe një herë, këtë radhë 71-77 ndaj Bjellorusisë, madje brenda në Tiranë, por në shtëpinë e koshit nuk shqetësohen vetëm për këtë. Gjashtë humbjet radhazi të kuqezinjve, ndonëse dy të fundit me diferencë më të vogël se më parë, shoqërohen edhe me disfata të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani, i tregon këto për kamerën e “ABC News”.
Kamera nuk mundi dot që të xhironte mjediset që Llazani i quajti problematike, por u lejua të futej vetëm në dhomat e zhveshjes dhe të gjyqtarisë. Mbetemi me shpresë që, ashtu si trajneri Cuka po synon të ndryshojë ekipin kombëtar, edhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi” të vijë një ditë e re, edhe më e mirë.