Barça flet, Reali stërvitet

Tensione në të dyja kampet 24 orë para ndeshjes kthyese: Barcelona - Real Madrid. Trajneri i Barcës, Pep Guardiola ka thënë se duhet "do ta japin maksimumin megjithëse Reali është shumë më mirë i përgatitur fizikisht". Ai nuk e ka vënë në dyshim fitoren. "Besoj në mentalitetin fitues të këtyre lojtarëve" ka thënë Pep duke lënë pezull inkuadrimin apo jo të Fabregasit në ndeshje.
Edhe Reali në oren 19:00 ka nisur stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Barcelonë. Për dallim nga Pep Guardiola, Mourinho nuk ka dashur te dal në konferencë për shtyp por është fokusuar në stërvitjen me skuadrën. Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën, 17 gusht prej orës 22:00 në Barcelonë. Ndeshja e parë në Madrid përfundoi 2-2.