Arsenali humb kreun ndaj Portos
Topçinjtё e Arsenalit kanё humbur nё fushё tё ekipit portugez Porto, duke humbur kështu edhe kreun e grupit G. Arsenali, qё doli nё fushё vetëm me gjysёm e lojtarёve tё formacionit tё parё dhe me njё pjesё tё lojtarёve tё rinj, nuk arriti tё gjejё portёn e Portos, qё u tregua mё e rrezikshme nё kundërsulme, tё cilat edhe i sollën tri pikёt. Bruno Alves shёnoi me kokё pas njё harkimi nga korneri, pёr t'u dhёnё epёrsinё vendasve para fundit tё pjesës sё parё, ndërsa Lisandro Lopez vulosi rezultatin menjёherё pas fillimit tё pjesës sё dytё. Me tre pikёt e fituara Porto grumbullon 12 dhe merr kreun e grupit, derisa Arsenali me 11 pikё zbret nё vendin e dytё.
Nё ndeshjen tjetër tё grupit G, Dynamo Kiev ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 ekipin turk tё Fenerbahces, duke vulosur vendin e tretё, me tё cilin kualifikohet pёr nё Kupёn UEFA. Roman Eremenko ishte autori i golit tё vetëm, pas njё pasimi tё Artem Milevskiyt nё minutën e 20-tё tё ndeshjes.