Charlton: Ronaldo do të fitojë edhe një Top të Artë
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, është i bindur se Cristiano Ronaldo do të fitojë edhe një herë trofeun e Topit të Artë në karrierën e tij. "Nuk do të jetë i fundit që ai do ta fitojë. Ai është një lojtar fantastik, mbi të çdo kënd tjetër vitin e kaluar. Më është dashur t'ia tund dorën më shumë se një herë për çmimet e ndryshme që ka fituar në të kaluarën. Ai e meriton secilin", ka thënë Charlton. "Ronaldo e ka arritur këtë në një moshë aq të hershme dhe e ka gjithë botën para ti. Ai mund të jetë një lojtar fantastik në 10 vitet e ardhshme", ka shtuar legjenda e djajve të kuq.