E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoffenheim nënshkruan me portierin e Valencias, Hildebrand

Portieri i liruar i Valencias, Timo Hildebrand, ka arritur marrëveshje me sensacionin e Bundesligës, Hoffenheim-in. Portieri i kombëtares gjermane ishte liruar nga kontrata e tij me klubin spanjoll gjatë javës së kaluar, me anë të pëlqimit dypalësh. Hildebrand, 29-vjeçar, kishte pasur disa oferta në tavolinë nga Bundesliga, por ka zgjedhur Hoffenheimin me të cilin ka nënshkruar gjatë kësaj jave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›