Thiago Silva nënshkruan për Milanin
Mediat italiane njoftojnë se skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me lojtarin e Flumineses, Thiago Silva. Sipas "Sky Sports", mbrojtësi brazilian tashmë ka nënshkruar për Rossonerët dhe së shpejti pritet konfirmimi nga drejtuesit e skuadrës italiane. Edhe pse ditë më parë spekulohej se mbrojtësi 24-vjeçar do të kalojë te rivalët e qytetit, Inter, duket se njeriu i transferëve, Adriano Galliani, ia ka arritur qëllimit që ta sjellë në San Siro qendërmbrojtësin brazilian.