Interi zë vendin e dytë në grup për Ligën e Kampioneve
Tiranë (Start) - Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e fundit për katër grupet e para në Ligën e Kampioneve. Surpriza më e madhe vjen në grupin B, ku Interi zuri vendin e dytë, pas Panathinaikosit. Zikaltërve, të cilët janë një nga pretendentët më potent për këtë trofe, u kushtoi shumë humbja 1-2 me Verder Bremenin në Gjermani. Panathinaikosi fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Anorthosisit. Këta të fundit megjithëse filluan mirë në grupe nuk arritën dot të kualifikohen as në Kupën Uefa.
Në grupin A, skuadra italiane e Romës mori një fitore të pastër me Bordonë 2-0, duke u renditur e para e grupit. Çelsi megjithëse fitoi 2-1 me Kluzhin, nuk është se i vlejti shumë kjo fitore, pasi në shortin e radhës do të jenë në vazon e dytë. Bordo do të marrë pjesë në Kupën Uefa, ndërsa për modestët e Kluzhit kjo pjesëmarrje në grupe ishte me të vërtetë për t’u përgëzuar.
Barcelona i lejon vetes të mundet në tempullin e saj, “Kamp Nou”, nga skuadra e Shaktarit me rezultatin 2-3. Katalanasit e kishin të siguruar vendin e parë, ndërsa ukrainasit do të kalojnë në Kupën Uefa. Sportingu fitoi në transfertën e Bazelit me rezultatin 1-0. Portugezët u renditën të dytët në grup, ndërsa për Bazelin ngushëllimi i vetëm është pika e marrë me Barcelonën në “Kamp Nou”.
Në grupin D janë dashur ndeshjet e fundit për të prishur balancat dyshe që ishin vendosur. Liverpuli me fitoren 1-3 në fushën e PSV, merr vendin e parë dhe i jep “shkelmin” kësaj të fundit nga kompeticionet europiane. Marseja, me barazimin pa gola me Atletikon në fushën e saj, është mjaft e kënaqur me një vend në Kupën Uefa. Atletiko me këtë barazim i lëshon vendin e parë Liverpulit.
Më poshtë do të paraqesim rezultatet dhe klasifikimet përfundimtare në grupet A, B, C dhe D. Kujtojmë që dy skuadrat e para kualifikohen për në 1/8, ndërsa vendi i tretë do të kalojë në Kupën Uefa.
Grupi A
Çelsi 2-1 Kluzh
Roma 2-0 Bordo
1.Roma 12
2.Çelsi 11
3.Bordo 7
4.Kluzh 4
Grupi B
Panathinaikos 1-0 Anorthosis
Verder Bremen 2-1 Inter
1.Panathinaikos 10
2.Inter 8
3.Verder Bremen 7
4.Anorthosis 6
Grupi C
Bazel 0-1 Sporting L.
Barcelona 2-3 Shaktar D.
1.Barcelona 13
2.Sporting 12
3.Shaktar D. 9
4.Bazel 1
Grupi D
PSV 1-3 Liverpul
Marseje 0-0 Atletiko
1.Liverpul 14
2.Atletiko 12
3.Marsej 4
4.PSV 3