Degjesat publike, Rama diskuton për buxhetin 2009
Nga Besian Ajazi
Hartimi i buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2009 është diskutuar me banorë të njësisë bashkiake numër 1 gjatë dëgjesës publike. Rama nënvizoi rëndësinë e këtyre bashkëbisedimeve.
TIRANE- Banorët e njësisë bashkiake numër i kanë mundur të thonë fjalën e tyre në dëgjesën publike organizuar nga bashkia e Tiranës lidhur me buxhetin e vitit 2009. I pranishëm në këtë takim kryebashkiaku Edi Rama nënvizoi rëndësinë e këtyre bashkëbisedimeve ndërsa risolli në kujtesë vlerën që do të ketë 10 për qind i fondit publik në buxhetin e këtij viti..
Rama e ka quajtur mjaft pozitive përvojën e këtij viti të dëgjesave publike, ku janë konkretizuar projekte të ndryshme në shërbim të komunitetit kryqytetas. Ndër to Rama përmendi vazhdimin e projektit për ndërtimin e shkollave, ndërtimet e qendrave sociale për njerëzit në nevojë, projetet për mirëmbajtjen e rrugëve etj.
(a.r/balkanweb)