E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali më i dobët që ka parë Keane

Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Roy Keane ka shtuar kritikat ndaj Arsenalit duke theksuar se skuadra aktuale është më e dobëta prej kur ai i ka parë duke luajtur.

Londinezët u mposhtën 4-0 nga Milan në Ligën e Kampionëve të mërkurën e më pas u eliminuan nga FA Cup pas humbjes 2-0 nga Sunderland të shtunën.

“Ky është me gjasë ekipi më i dobët i Arsenalit që kam parë ndonjëherë, prej kur kam filluar të shikoj futboll. Në vend se të angazhohen më tepër, ata janë duke zhgënjyer edhe menaxherin Wenger” deklaroi Keane për ITV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›