Redknappit i pëlqen Hazardi

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp ka pranuar se është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Lilles, Eden Hazard, njërin prej futbollistëve më premtues në futbollin evropian.
21 vjeçari ka qenë një prej anëtarëve kyç që skuadra e tij sezonin e kaluar fitoi titullin në Ligue 1 dhe Kupën e Francës. Andaj, Tottenham synon ta sjellë atë në White Hart Lane.
“Hazard është futbollist për të cilin kam biseduar me pronarin Levy. Ai është futbollist i cili patjetër se gjendet në listën tonë të objektivave” deklaroi Redknapp për The Guardian.