Arsenali ndalet nga Ulvërhempton,
Pas Çelsit, Mançester Sitit e Liverpulit, edhe Arsenali ka barazuar në këtë javë të Premier Ligës. Në takimin e zhvilluar dje mes “topçinjve” dhe Ulvërhemptonit, nuk pati fitues pasi rezultati i fundit i ndeshjes ishte 1-1. Vendasit zotëruan lojën më të madhe të fraksionit të parë dhe padyshim që luajtën më mirë, megjithatë kur shkuan në pushim, rezultati ishte i barabartë. Pas një kundërsulmi në minutën e tetë të ndeshjes, Zhervinjo arriti ta mposhtë portierin Henesi, mirëpo, Stivën Fleçer mori një top nga Stefën Hant dhe me kokë e barazoi takimin (38’). Edhe në gjysmën e dytë ishin lojtarët e Arsenalit ata që e kërkonin golin e fitores, mirëpo nuk arrinin të shënonin sidomos falë pritjeve të mira të portierit mik.
Premier Liga – Java XVIII
Të hënën
Çelsi – Fulham 1-1
Uest Bromuiç – Man Siti 0-0
Man Junajtid – Uigan 5-0
Sandërlend – Everton 1-1
Liverpul – Blekbërn 1-1
Bolton – Njukastëll 0-2
Stoke – Aston Vila 0-0
Dje
Arsenal – Ulvërhempton 1-1
Suonsi – Kuins Park 18:00
Noruiç – Totenhem 20:30