E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilash Boash rrezikon shkarkimin nga Çelsi

Aventura e Andre Villas-Boas si trajner i Çelsit nuk po shkon në mënyrën më të mirë dhe kur ende nuk është mbyllur faza e parë e kampionatit anglez, tekniku portugez është shprehur se skuadra e tij është thuajse jashtë garës për titull. Barazimi 1-1 në javën e fundit kundër Fulham, ishte i treti radhazi për blutë e Londrës, që tani kanë 11 pikë më pak se Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. "E kemi shumë të vështirë të qëndrojmë mes pretendentëve për titullin kampion, pasi diferenca me rivalët na e komplikon shumë objektivin tonë. Duhet të kishim marrë pikët e plota të paktën në fushën tonë, por tani e shohim veten duke komentuar një barazim", ka thënë Vilash-Boash, pankina e të cilit është komentuar jo pak nga mediat angleze. Madje për teknikun 34-vjeçar është folur edhe për një largim të mundshëm nga pankina e skuadrës londineze, por ky opsion është hedhur poshtë nga vetë portugezi. Sipas tij, ai ka besimin e klubit dhe të pronarit Roman Abramoviç. Fjalët e tekniku forcohen pas vendimit të fundit të manjatit rus për të hedhur 160 milionë paund në merkato, gjysma e të cilave do t’i ofrohet Napolit për dy yjet e tij Marek Hamshik dhe Edison Kavani. Një tjetër objektiv i Çelsit është dhe braziliani Hulk, të cilin Andre Vilash Boash e ka stërvitur te Porto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›