E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi zgjedh trajnerin: Juri Krasnozhan

Anzhi Makhaçkala tashmë ka një trajner të ri, Juri Krasnozhan. Prej shtatorit, ekipi rus drejtohej përkohësisht nga braziliani Roberto Karlos, që është njëkohësisht edhe kapiten tek Anzhi. Në deklaratën e parë për mediat, Krasnozhan tha drejtimi i Anzhit është një punë jo vetëm e nderuar, por edhe interesante dhe e vështirë. Më tej, zv/presidenti i klubit, Çistjakov sqaroi se për pankinën u zgjodh Krasnozhan, sepse është profesionist dhe ka eksperiencë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›