Leverkusen kërkon të kthejë Berbatovin
Sipas disa sinjaleve që vijnë nga futbolli gjerman, ekipi i Bajer Leverkusenit duket se kërkon më të gjitha kushtet shërbimet e Dimitar Berbatov. Futbollisti është një pretendim serioz i gjermanëve dhe në merkaton e janarit, duket se oferta e parë që do të mbërrijë për të te Mançester Junajtid, ku ai luan aktualisht, do të vijë pikërisht nga Bajer Leverkusen. Sulmuesi bullgar, nuk është i panjohur me fanellën gjermane të cilën e ka veshur për disa kohë, më parë se të transferohej tek Totenham. Fulham dhe QPR janë dy rivalët e tjerë në garë për Berbatov.