Arsenali, në sulm për David Vijën
Skuadra e Arsenalit po tenton të bëjë edhe sulmin deciziv në lidhje me blerjen e sulmuesit shumë të njohur të Valencias, David Vija (27-vjeçar). Trajneri i "Topçinjve" të Londrës, francezi Arsen Venger është shumë i bindur se, futbollisti spanjoll do të ishte mbështetësi ideal, pas shpatullave të sulmuesit tjetër të Arsenalit, Adebayor. Dhe sikurse ka bërë të ditur gazeta e përjavshme angleze "Mail on Sunday", skuadra londineze është e gatshme t‘i ofrojë shumën e 30 milionë eurove klubit të Valencias, vetëm e vetëm që të bëjë të vetin sulmuesin, i cili mendohet se do të mund të ndihmojë në rikthimin e Arsenalit në nivelet e larta.