E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez: Qëndrimi im, i pasigurt

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen angleze, Karlos Tevez (24 vjeç), sulmuesi i Mançester Junajtid, deklaron se nuk është i sigurt në do ta veshë edhe vitin e ardhshëm bluzën e kampionëve në fuqi të Evropës: "Jam shumë i dashuruar pas Mançester Junajtid dhe tifozëve të tij të mrekullueshëm. Unë do të doja të qëndroja, por kjo është një gjë që nuk vendoset vetëm nga unë. Duhet të kuptojmë edhe se si mendojnë drejtuesit e klubit, dhe në këtë pikë, nuk jam i sigurt në duan të më mbajnë". Argjentinasi nuk po jeton një moment të mirë në skuadrën e Fergusonit, pasi gjen hapësirë në sulm përkrah Berbatov, Runi e Kristiano Ronaldo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›