E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 21 ngjesh fundin e tabelës

Përfundimi i ndeshjeve të javës së 21-të sjell një ngjeshje në fundin e tabelës, ku në javët në vazhdim pritet një luftë e fortë mes shumë skuadrash për të shmangur rënien nga kategoria. Shkumbini vazhdon rrugën e sukseseve në drejtim të objektivit që i ka vënë vetes (arritja në zonën që të çon në Evropë). Ai nuk ndalet edhe në fushën e Apolonisë, ku ka marrë një fitore të ngushtë (1-0), por shumë të vlefshme. Një gol i Alrind Norës në minutën e 52-të të takimit u ka dhuruar miqve tri pikët e arta. Apolonia (24 pikë) ndien presionin e Partizanit të vendit të 10-të, kur të kuqtë kanë vetëm dy pikë më pak se fierakët, por që të dy skuadrat ndodhen në zonën "play-out". Ndërsa Bylis bën surprizën, duke mundur në shtëpi Teutën me rezultatin 2-0. Në vallen e atyre që rrezikojnë, veç Partizanit, Bylisit e Lushnjës, janë tashmë edhe Teuta, Flamurtari, Elbasani e Apolonia.

Superiore / Java 21

Të shtunën

Tirana-Elbasani 0-0

Partizani-Besa 1-0

Ngjela 45‘

Dje

Vllaznia-Lushnja 2-0

Sukaj 27‘ e 58‘

Flamurtari-Dinamo 0-2

Allmuça 49, Poçi (11m) 54‘

Apolonia-Shkumbini 0-1

Nora 52‘

Bylis-Teuta 2-0

Muça 85‘, Besha 90‘

Skuadra N Pikë

1. Vllaznia 21 41

2. Tirana 21 40

3. Dinamo 21 35

4. Shkumbini 21 33

5. Besa 21 29

6. Teuta 21 26

7. Flamurtari 21 25

8. Elbasani 21 25

9. Apolonia 21 24

10. Partizani 21 22

11. Bylis 21 21

12. Lushnja 21 18



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›