Arsenali në top 4

“Topçinjtë’ aktualisht gjenden në pozitën e pestë në tabelë, një pikë prapa Chelseat, që momentalisht është i katërti. Arsenali nuk ka dështuar kurrë të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në 15 vjetët e fundit, kur është menaxher Arsene Wenger.
“Është e qartë se ne nuk dëshirojmë të jemi jashtë top 4. Mirëpo, këtë ditë do të jetë një punë mjaft e vështirë për shkak të konkurrencës. Mendoj se ekipi ynë ka mundësi të futet në katërshen e madhe, nëse e shikoni mënyrën se si është kthyer Arsenali në krahasim me fillimin e sezonit”, tha Henry për ueb faqen zyrtare të klubit.
Sipas tij, Arsenali po kthehet lojë pas loje dhe në fund ka mundësi të mira të jetë lart në tabelë. Henry do të mundohet ta ndihmojë ekipin e tij të zemrës në periudhën prej dy muajsh, sa do të qëndrojë si huazim nga New York Red Bull.