Arsenali nuk humb në Liverpul dhe ruan kreun

Arsenali mori një pikë “fitoreje” në “Anfield” ku u nda në barazim me ekipin vendas në një ndeshje, e cila pati gjithçka brenda. Ekipi i Artetës kaloi i pari në avantazh me anë të Gabriel Magalhaes në të 4’.
VAR u kthye në protagonist pasi mori në gjykim pozicionin e brazilianit në momentin kur mori topin nga Odengard. Më pas arbitrat në VAR hezituan që të merrnin në gjykim një episod, i cili u anashkalua nga kryesori. Norvegjezi, në tentativë për të frenuar Salah, preku topin me dorë në zonë. Kryesori vazhdoi ndeshjen ndërsa VAR-i nuk ndërhyri.
Sulmuesi nga Egjipti ishte përsëri protagonist pasi në minutën e 29-të rrealizoi golin e barazimit pas pasimit të bukur nga Trent Aleksander-Arnold. Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra edhe pse Liverpuli pati mundësinë që të rrëmbejë tri pikët. Vendasit goditën shtyllën me anë të Trent Aleksander-Arnold (73’) pas një kundërsulmi.
Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon të kryesojë me 40 pikë, i ndjekur pas nga Liverpuli me 39 pikë.